Laboratori

Laboratori Kimik

Organizimi i punës

Katër zona pune

Laboratori Kimik kryen analiza për palë të treta. Puna organizohet në katër zona kryesore:

  • Përgatitja e mostrës
  • Dhoma e frigoriferit
  • Analizat instrumentale
  • Dhoma e larjes
Stacioni HPLC me kromatograma në ekran

Katër fushat e testeve

Për çdo fushë, kategoritë e mostrave dhe analizat kryesore që kryhen. Për të parë cilat analiza janë të akredituara, përdorni kërkimin e analizave.

Ujë
KategoriaAnalizat kryesore
Ujë i pijshëm dhe ujë pusipH, turbullira, ngjyra, era dhe shija, përçueshmëria elektrike, TDS, fortësia, alkaliniteti, kloruret, sulfatet, nitratet, nitritet, amoniumi, fluoruret, klori i lirë dhe total
Metale dhe elemente në ujëArsenik (As), plumb (Pb), kadmium (Cd), krom (Cr), nikel (Ni), merkur (Hg), antimon (Sb), selen (Se), bakër (Cu), hekur (Fe), mangan (Mn), alumin (Al), zink (Zn) dhe barium (Ba)
Ujëra sipërfaqësoreTemperatura, pH, përçueshmëria, turbullira, oksigjeni i tretur, TSS, nitratet, nitritet, amoniumi, fosfatet, azoti total, COD dhe TOC; metale sipas qëllimit të monitorimit
Ujëra të shkarkimitpH, temperatura, përçueshmëria, TSS, TDS, COD, azoti total, fosfatet, vajrat dhe yndyrnat, hidrokarburet, tensioaktivët anionikë, fenoli, sulfuret dhe metalet
Ujë për vaditjepH, përçueshmëria, TDS, kripësia, kloruret, sulfatet, alkaliniteti, bikarbonatet, natriumi (Na), kalciumi (Ca) dhe magnezi (Mg); SAR i llogaritur nga Na, Ca dhe Mg
Ndotës organikë specifikëPanele për hidrokarbure C10–C40, VOC, PAH, pesticide dhe PCB
Ushqime
KategoriaAnalizat kryesore
Përbërja dhe vlerat ushqyeseLagështia, hiri, proteinat, yndyrnat, sheqernat, fibrat, karbohidratet, vlera energjetike, kripa
Mbetjet e pesticideve dhe ndotësitPanele pesticidesh, aflatoksina, metale, PAH dhe PCB sipas produktit
Qumësht dhe nënprodukteYndyrna, aciditeti, densiteti, pika e ngrirjes për vlerësimin e ujit të shtuar, lagështia
Mish, peshk dhe nënprodukteYndyrna, histamina në peshk, azoti volatil, nitritet dhe nitratet në mish, sulfite në peshk
Drithëra dhe produkte bukeLagështia, hiri, gluteni, kripa, aciditeti, poroziteti
PijepH, aciditeti, sheqernat, grada alkoolike, sulfitet, CO₂, ekstrakti, konservuesit
Mjedis
KategoriaAnalizat kryesore
Ajër i ambientit dhe i vendit të punësPM₁₀, PM₂.₅, SO₂, NO₂/NOx, CO, O₃, VOC, PAH, metale, temperaturë dhe lagështi
Emisione nga oxhaqetPluhur total, SO₂, NOx, CO, CO₂, O₂, H₂S, HCl, HF dhe hidrokarbure
Tokë, llumra dhe mbetjepH, përçueshmëri, lëndë e thatë, hidrokarbure C10–C40, vajra, PAH, VOC, PCB dhe metale
Zhurmë mjedisore dhe në punëMatja e nivelit të zhurmës në mjedis dhe në vendin e punës
Vajra
KategoriaAnalizat kryesore
Vaj ulliriAciditeti, numri i peroksideve, K232, K270 dhe ΔK, profili i acideve yndyrore, sterolet, dyllrat, polifenolet dhe metalet
Vajra dhe yndyrna ushqimoreAcidet yndyrore (FAME), yndyrnat trans, numri i jodit, numri i sapunifikimit, papastërtitë e patretshme, lëndët e pasapunifikueshme dhe vitamina E
Vajra esencialePërmbajtja dhe profili i vajit esencial, densiteti, indeksi i refraksionit dhe këndi i rrotullimit

Bashkëpunoni me ne

Kontakt
+355 68 80 42 045