NE JEMI KËTU PËR T’IU NDIHMUAR NË VENDOSJEN E SIGURISË DHE STANDARTEVE TË CILËSISË USHQIMORE.
Analiza e ushqimeve
TENUIS siguron kryerjen e analizave cilësore në Shqipëri, duke ndihmuar kështu kompanitë të gjejnë standarte të larta. Testimi në burim (marrja e mostrës aty ku është klienti dhe analizimi i saj) i lejon klientët të fitojnë kohë dhe avantazhe në kosto, ne mund t’ju ndihmojmë të vendosni programe efikase të testimit dhe të paraqisni produktet tuaja ushqimore për certifikime lokale me anë të testimeve të kryera nga Noval duke shmangur transportimin e kushtueshëm të mostrave.
TENUIS luan një rol shumë të rëndësishëm duke garantuar sigurinë dhe cilësinë ushqimore në përputhje me rregulloret lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.